Home LAJME Komisioni për Integrime Evropiane “kalon” ligjin për zhurmat

Komisioni për Integrime Evropiane “kalon” ligjin për zhurmat

Komisioni për Integrime Evropiane, në takimin e radhës, ka diskutuar edhe për projektligjin për mbrojtjen nga zhurma, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Deputetja Lama ka shtuar se Komisioni i cili është marr me rregullimin e zhurmave nuk ka marr shembull vendet e BE-së për të rregulluar zhurmën, mirëpo nga Turqia e cila nuk është anëtare e BE-së.

“Në vend se të shkohet drejt eksperiencave të BE-së, duke e parë se kjo është një fushë që rregullohet nga legjislacioni i BE-së, kanë shkuar për të parë eksperiencat e një vendi që nuk është pjesë e BE-së, si Turqia”, ka thënë Lama.
Sipas saj, këtë e kanë bërë pas një presioni që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

“Fatkeqësisht çfarë kam parë, është se vetë komisioni është dorëzuar përpara një presioni absurd dhe manipulues. Në të vërtetë projektligji ka qenë shumë në rregull. Projektligji adresonte minimizimin e zhurmave të cilat shkaktohen nga mjetet akustike e jo eliminimin as në objekte fetare të zërave të ezanit apo kambanave”, ka vlerësuar Lama.

Kurse Blerta Deliu, ka shtuar se ligji nuk bie në kundërshtim me parimet e BE-së dhe se edhe Turqia e ka të rregulluar ligjin për zhurmat.
Ky projektligj është votuar nga anëtarët e komisionit përveç deputetes Lama.

Previous articleRTK shpenzon mbi 9 mijë euro ‘me valle e tupanë’
Next articleFillon lirimi i pronave shqiptare të uzurpuara edhe në veri të qytetit