Home TEKNOLOGJI Kompania reagon ndaj ankesave të njerëzve për syzet Google

Kompania reagon ndaj ankesave të njerëzve për syzet Google

Në mënyrë të dukshme, Google ka filluar të bëhet mbrojtëse ndaj syzeve të saj. Kompania bëri një postim të titulluar “10 mitet kryesore të syzeve Google”. Shkrimi përmban kundër-pretendime për disa rezerva që njerëzit kanë ndaj kësaj teknologjie. Ja disa shembuj:

Miti: “Syzet janë gjithmonë të ndezura dhe regjistrojnë gjithçka.”

Google: “Syzet nuk janë krijuar për të qenë të ndezuara, apo të afta për të regjistruar gjatë gjithë kohës.”

Miti: “Syzet shënojnë fundin e privatësisë.”

Google: “Njerëzit kanë pasur të njëjtën frikë edhe kur dolën kamerat e celularëve.”

Për Google është e rëndësishme të adresohen disa nga këto ankesa. Para së gjithash, për një produkt që është vlerësuar si e ardhmja e teknologjisë, shumë lajme nuk kanë qenë aq pozitive. Shumë njerëz dhe biznese i ndaluar syzet Google.

Mbetet e paqartë nëse mendimet publike negative po e frenojnë shitjen e produktit, por është e dukshme se Google do të vazhdojë ta mbrojë imazhin e syzeve.

Previous articleNë Podujevë familja e fal gjakun në xhami
Next articleKomiteti i Arbitrave denoncon Ronaldon dhe Ramosin