Home LAJME Komuna e Podujevës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare mbajtën një takim të përbashkët...

Komuna e Podujevës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare mbajtën një takim të përbashkët me përfaqësuesit e biznesrve të trevës së Llapit

Komuna e Podujevës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) mbajtën një takim të përbashkët me përfaqësuesit e biznesrve të trevës së Llapit, e ku ishte i pranishëm edhe zëvendësambasadori i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, z.Mathias Kiesler.

Takimin, në të cilin morën pjesë afaristë dhe fermerë të suksesshëm nga Komuna e Podujevës, e hapi Avni Fetahu – drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Podujevës.

Fetahu, pasi falënderoi për pjesëmarrje në takim zv. ambasadorin gjerman z.Mathias Kiesler dhe përfaqësuesit e OEGJK, e vlerësoi të rëndësishëm këtë takim, i cili do të kontribuojë në bashkëpunimin e mëtejmë të Komunës me OEGJK, njofton kumtesa komunale.

Zëvendësambasador i Gjermanisë në Kosovë, Mathias Kiesler, u shpreh i lumtur për takimin në Podujevë dhe u bëri apel institucioneve komunale që të krijojnë sa më shumë lehtësira për të bërë biznes. Zëvendësambasadori gjerman para të pranishmëve shpalosi edhe detaje nga takimi që kishte një ditë më parë ai dhe OEGK me Kryeministrin Isa Mustafa dhe zotimet që ka marrë nga ai për lehtësirat, sidomos ato doganore që do të bëhen për bizneset kosovare.

Previous article17 vjetori i rënies heroike të familjes Jashari
Next articleKOSOVA PREMTON HEQJEN E LEJES SË PUNËS PËR SHQIPËRINË