Home SPORT Komuna: Nuk kemi kërkesë nga Qeveria për lokacion

Komuna: Nuk kemi kërkesë nga Qeveria për lokacion

Qeveria e Kosovës vendosi të martën të ndërtojë stadium kombëtar për Përfaqësuesen e Kosovës. Stadiumi do të ndërtohet në kryeqytet. Komuna e Prishtinës bënë të ditur se nuk kanë marrë asnjë kërkesë deri më tani nga Qeveria për të gjetur lokacionin.

“Nuk kemi pas ndonjë kërkesë për lokacion. Kemi kërkesë vetëm për renovim të stadiumit ekzistues, mirëpo ne do t’i koordinojmë hapat edhe për stadiumin e ri. Me siguri lokacioni do të jetë në periferi të Prishtinës. Lokacionin e ndanë Komuna”, tha zëdhënësi i KK të Prishtinës, Adonis Tahiri për Arenën.

Sa i përket investimit në stadiumin e tanishëm, Tahiri theksoi se investimi do të bëhet nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Previous articleFFK mirëpret vendimin e Qeverisë
Next articleShaqiri- Bayern, ndarja trokiti