Home LAJME Komunat veriore provokojnë Prishtinën me dokumente të paligjshme

Komunat veriore provokojnë Prishtinën me dokumente të paligjshme

Kuvendi i Mitrovicës Veriore dështon ta miratojë Statutin brenda afatit ligjor.

Nëpërmjet shkresave të paligjshme, pa simbole shtetërore dhe pa mbishkrimin “Republika e Kosovës”, si dhe me vula të Serbisë, komunat veriore kanë kërkuar zëvendësimin e këshilltarëve komunalë.

E refuzimi nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor për t’i shqyrtuar këto kërkesa ka bërë që përfaqësuesit e Mitrovicës Veriore mos ta miratojnë Statutin as ditën e fundit të afatit ligjor.

Zyrtarë të Ministrisë së Pushtetit Lokal nuk kanë treguar si do të veprojnë me këtë komunë dhe të tjerat që popullohen me shumicë serbe pas shkeljeve të bëra.

Previous articleOKB kërkon lirimin e vëzhguesve të OSBE-së
Next articleQeveria udhëzon AKP-në ta shkelë ligjin