Kos kundër erës së keqe të gojës

Kosi mund të jetë një mjet shumë i mirë për të larguar erën e pakëndshme të gojës.

Studimet kanë treguar se konsumimi i kosit dy herë në ditë ndihmon ruajtjen e freskisë së gojës.

Sipas autorëve të studimit, kosi pastron bakteret e padëshirueshme në gojë, të cilat prodhojnë substancat ne bazë sulfuri dhe të cilat shkaktojnë erë të keqe.

Veç kësaj, ai pengon shtresimin e mbetjeve të ushqimit në gojë, të cilat po ashtu janë një burim i erës së pakëndshme.