Kosi kundër diabetit

Një studim i fundit i Universitetit te Kembrixhit i botuar ne revistën Diabetologjia ka treguar se produkte qe janë derivate te qumështit na mbrojnë nga diabeti i tipi 2 qe tek te rriturit lidhet me se shumti me obesitetin dhe mbipeshën. Ne rastin e kosit madje ky rrezik ulet ne masën 28%. Por edhe nënprodukte te tjera, jo vetëm qe nuk e rrisin rrezikun, por përkundrazi, e ulin atë.

Ndonëse ne te kaluarën, nen produktet e qumështit për shkak te përmbajtjes se larte te yndyrave te ngopura, konsideroheshin si te dëmshëm për shëndetin, studimi i fundit tregon se ato ne fakt fale prezencës ne to te disa elementeve ushqyes te rëndësishëm, si kalciumi, vitamina D, magnezi etj, janë shume te mire dhe te shëndetshëm për organizmin.