Home LAJME Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin

Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kroacisë i kanë ofruar qytetarëve dhe institucioneve Kosovës, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve midis dy vendeve, në çdo fushë me interes dypalësh, me theks në atë ekonomike.

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović shprehu gatishmërinë e qeverisë kroate për të vazhduar mbështetjen e fuqishme për Kosovën, sidomos në procesin e konsolidimit dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe në proceset drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Previous articleKryeministri Mustafa takon ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Xhorxh Robertson
Next articleParlamenti Evropian miraton MSA’në për Kosovën