Home LAJME Kosova dhe Shqipëria me doganë të përbashkët

Kosova dhe Shqipëria me doganë të përbashkët

Kosova dhe Shqipëria do të kenë më së fundmi doganën e tyre të përbashkët. Komisioni Evropian më 16 gusht ka hapur tenderin për ndërtimin e kësaj dogane, që do të jetë në territorin e Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” kryetari i degës së Doganës së Morinit, Edvin Kepi.

Dogana e përbashkët do të jetë në territorin e Shqipërisë dhe kostoja e ndërtimit dhe e pajisjeve të saj do të shkojë deri në 2.3 milionë euro. Ndërtimi i kësaj dogane do të financohet nga Komisioni Evropian, por bashkëfinancues do të jenë edhe Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Projekti për ndërtimin e doganës së përbashkët është hartuar nga një studio projektuese italiane dhe një ndihmë të veçantë në këtë projekt ka dhënë edhe misioni PAMECA (Misioni i Asistencës Policore të Komunitetit Evropian në Shqipëri). “Ndërtimi i doganës së përbashkët në territorin e Shqipërisë është arritur pas 10 takimesh të përbashkëta me palën e Kosovës”, thotë Edvin Kepi, kryetar i degës së Doganës së Morinit.

Previous articleVeseli: 1 Shtatori festë për fëmijët tanë
Next articleArsim Bajrami në Halabak kumton lajmin për ndërtimin e shkollës së re