Home SPORT Kosova do të pranohet në FIBA

Kosova do të pranohet në FIBA

Një nga përfaqësuesit më të famshëm serb në basketbollin botëror, Borislav Stankoviq, e ka konfirmuar se Kosova do të pranohet në FIBA.

Stankoviq ka thënë për mediat e vendit të tij se nuk mund të ndalet pranimi i Kosovës në FIBA.

“Unë pres që Federata e Basketbollit të Kosovës të pranohet në FIBA, pasi një gjë e tillë merr shumicën e votës në votim. Kosova është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe argument më të fort se ky nuk ka. KON-i është koka e sporteve”, u shpreh Stankoviq.

“Lufta për të ndalur pranimin e Kosovës në FIBA tashmë është e humbur. Federata e Basketbollit të Serbisë nuk duhet të merret me këtë çështje pasi duhet të shikojë gjëra tjera të brendshme”, shtoi tutje ish-basketbollisti serb.

Previous articleKryeministri Isa Mustafa po qëndron në Bruksel
Next articleKadri Veseli sot në Shqipëri