Bllokada për ushtrinë pritet të zgjidhet nëpërmjet avancimit ligjor të statusit të FSK-së
Lidershipi kosovar është duke studiuar rrugë të tjera ligjore për t’ia mundësuar Kosovës ushtrinë, pas bllokadës së vënë nga deputetët serbë që kjo të bëhet nëpërmjet amendamentimit të Kushtetutës, shkruan sot Koha Ditore. Një mundësi e përmendur, është që statusi i ushtrisë t’i jepet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Qeveria ka sponsorizuar në Kuvend amendamente, nëpërmjet të cilave FSK-së i ndërrohet emri, misioni e detyrat dhe shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).
Mirëpo votimi i tyre ka dështuar dy ditë radhazi, nga shkaku që deputetët e komunitetit serb nuk morën pjesë në seancat e së hënës dhe të së martës.