Home LAJME Kosova me të drejtë fjale e pa të drejtë vote në Këshillin...

Kosova me të drejtë fjale e pa të drejtë vote në Këshillin e Evropës

Edhe pse Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, delegacioni i Kuvendit të Kosovës në të ardhmen do të marrë pjesë në punën e Asamblesë Parlamentar të Këshillit të Evropës ( AP e KiE) , em të drejtë fjale epa të drejtë vote.

Në projektrezolutën e formuluar në bazë të raporti të deputetit spanjoll Augustine Conde, propozohet që të “thirret Kuvendi i Kosovës të caktojë delegacionin e vet në të cilin pos shumicës qeveritare do të ishin edhe përfaqësuesit e opozitës dhe ata të minoriteteve”.

Është paralajmëruar se sivjet Kosova do të bëjë kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës.Kosovën deri më tash e kanë njohur 34 nga 47 shtete që i ka Këshilli i Evropës që do të thotë se ka shumicën dy të tretave për anëtarësim.

Previous articleParlamenti Evropian miraton MSA’në për Kosovën
Next articleÇollaku informon BE-në mbi përmbushjen e tetë rekomandimeve