Home LAJME Kosova merr njohje të re

Kosova merr njohje të re

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka marrë një notë verbale për njohje të Kosovës nga Niue, shtet në Zelandën e Re.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Thaçit në Facebook:

Mbrëmë morra notën verbale nga Toke Talagi, kryeministri dhe ministri i jashtëm i shtetit Niue që gjendet në Oqeanin Paqësor, për njohjen e Kosovës dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve tona. Vota sovrane e Niue në agjencionet si UNESCO, OBT, OBSH, etj. paraqet edhe një ndihmesë në mbledhjen e shumicës së duhur për anëtarësinë e Kosovës në agjencione të OKB. HTH

Niue është shtet vetëqeverisës në lidhje vullnetare me Zelandën e Re e cila udhëheq marrëdhëniet diplomatike të këtij vendi. Niueanët janë shtetas të Zelandës së Re ndërkohë që vendi udhëhiqet nga Mbretëresha Elizabeth në kapacitetin e saj si Mbretëreshë e Zelandës së Re. Kryeqyteti i Niuea është Alofi.

Previous articleBE kërkon nënshkrimet e Mustafës e të Vuçiqit
Next articleMustafa po merr pjesë në punimet e Samitit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së