Home SPORT Kosova nderon Javier Zanettin

Kosova nderon Javier Zanettin

Tifozët e Interit në Kosovë kanë bërë një organizim të veçantë për pensionimin e kapitenit të skuadrës së tyre të zemrës, Javier Zanetti.

Tifozët ‘zikaltër’ të Interit në vendin tonë kanë ndërmarrë një iniciativë për ta nderuar kapitenin e klubit të tyre të zemrës, Javier Zanetti.

Grupi i tifozëve kosovarë Inter Club Kosova (ICK), përmes një njoftimi, ka bërë të ditur detajet e këtij organizimi.

“Nëse ndonjëhere keni menduar të bëni diçka për kapitenin legjendar Javier Zanettin, atëhere të gjithë kemi munndësine t’a bëjmë atë, të shtunën do të bëjmë një koreografi krejt interistat dhe do ta dërgojme atë në Itali. Ju ftojmë të gjithëvë, na duhen së paku 100 interista. Mblidhemi duke filluar nhga ora 15.00 perballë Hotel Grand, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e ICK-së.

Zanetti do të pensionohet me të përfunduar ky stinor.

Previous articleThaçi uron për Ditën e BE’së, nuk përmend liberalizimin e vizave
Next articlePepe në dyshim për finalen e LK-së