Home SPORT Kosova në kualifikime për “Eurobasket 2017”

Kosova në kualifikime për “Eurobasket 2017”

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar ftesën dhe deri në fund të këtij muaji do të na njoftojë edhe me procedurën për të aplikuar për kualifikime.

Më 22 janar të vitit të ardhshëm do të hidhet shorti për kualifikime dhe Kosova do të jetë pjesë e tyre”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha. Që nga pranimi i Kosovës në FIBA në mars të këtij viti, në kualifikime kanë marrë pjesë ekipet U16 dhe U20, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll (meshkujt) do të jetë pjesëmarrëse në kualifikimet për “Eurobasket 2017”. Kjo është bërë e ditur të mërkurën nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Leart Hoxha.

Ai ka treguar se tashmë FBK-ja ka marrë ftesën nga FIBA Europe, e cila deri në fund të këtij muaji do ta njoftojë edhe me procedurën për të aplikuar për pjesëmarrje në eliminatore për “Eurobasket 2017”.

Shorti për grupet kualifikuese për “Eurobasket 2017” do të hidhet më 22 janar të vitit të ardhshëm.
“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017’.

Previous articleIsa Mustafa:Na presin lajme të mira nga Brukseli për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj
Next articleQeveria miratoi Marrëveshjen për Stabilizim Asocim