Po bëhen 24 orë kur kaosi energjetik ka pushtuar Kosovën. E gjithë Kosova po përballet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, madje në disa zona edhe 4 me 2 në favor të territ. Kjo gjendje fatkeqësisht ndodhë edhe 15 vjet pas luftës. KEK-u duhet të jap përgjegjësi për rënien e menjëhershme të blloqeve ndërsa KEDS duhet të sqaroj pse nuk ka import të energjisë për të dalë nga kaosi energjetik. Më poshtë gjeni komunikatën e KEDS për reduktimet e energjisë:
“Në orët e hershme të mëngjesit të datës 12 prill 2014 jemi lajmëruar për daljen nga puna të Bllokut B1 dhe nga KEK jemi informuar që është duke u bërë çdo përpjekje që njësia gjeneruese B1 në Termocentralin Kosova B të ri-fillojë prodhimin e energjisë elektrike sa më shpejtë”, thuhet në komunikatën e KEDS
Momentalisht, KEDS, sipas komunikatës së tyre, varet nga importi emergjent i energjisë elektrike dhe u kërkojmë ndjesë konsumatorëve për reduktime eventuale të energjisë elektrike. Importimi i energjisë elektrike është proces që kërkon kohë, kapacitete për importim që janë në dispozicion në treg dhe përgatitje teknike prandaj nuk mund të realizohet në afat kohor të menjëhershëm.
“KEDS vazhdon përpjekjet për realizim të importit deri për sa prodhimi i energjisë elektrike nuk është i mjaftueshëm dhe nuk mbulon kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Qëllim i KEDS është që qytetarët të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike”, thuhet në komunikatë.