Home SPORT Kosovë – Turqi, biletat më të shtrenjta sesa me Haitin

Kosovë – Turqi, biletat më të shtrenjta sesa me Haitin

Biletat për ndeshjen Kosovë – Turqi, e cila do të zhvillohet me 21 maj në Mitrovicë, do të dalin në shitje 2-3 ditë para ndeshjes. Bileta më e lirë do të jetë 5 euro, derisa më e shtrenjta 20.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Senegalit, e cila do të zhvillohet me 25 maj në Gjenevë.

Kurse, biletat për ndeshjen Kosovës – Turqi, e cila do të zhvillohet me 21 maj në Mitrovicë, ende nuk kanë dal në shitje.

Biletat për këtë ndeshje do të dalin 2-3 ditë para ndeshjes, derisa do të jenë me të shtrenjta sesa biletat që kanë kushtuar për miqësoren ndaj Haitit.

“Biletat për ndeshje me Turqinë do të dalin në shitje 2-3 ditë para ndeshjes”, ka thënë për Express, Agron Selimi, menaxher i Kompanisë ‘AS Art Events’, e cila do të bëjë organizimin e ndeshjes.

Ai ka thënë se çmimi i biletave për këtë ndeshje do të jenë: Bileta për tribunat e Veriut dhe Jugut do të kushtoj 5 e 7 euro, derisa çmimet tjera do të jenë 10, 15 dhe 20 euro.

Por, biletat për ndeshjen Kosovë – Senegal, e cila do të luhet në Gjenevë, do të jenë më të shtrenjta. Bileta më e lirë për këtë takim do të jetë 29 franga, kurse më e shtrenjta do të jetë 79 franga.

Previous article‘Jeta për ta ish kon’
Next articleFlaka Krelani Fton Fansat Të Bëjnë “Crazy Selfie”