Home LAJME Krasniqi duhet të japë dorëheqje me Limajn, nëse donë moral në politikë!?

Krasniqi duhet të japë dorëheqje me Limajn, nëse donë moral në politikë!?

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se është koha e fundit që politika kosovare ta instalojë institucionin e moralit brenda veprimit të saj.

Kryetari i Parlamentit duhet të japë shembull personal për ta dëshmuar moralin e vet së pari në politikë e pastaj të ketë të drejtë për të kërkuar prej tjetër kujt. Ai vazhdon të mbes në postin që nuk i takon, siç është Kryetari i Parlamentit, duke e shkelur edhe ligjin e duke dëshmuar një amoralitet të pafund në raport me atë çka ka thënë vetë më herët.

Krasniqi, edhe pse ka theksuar se nuk dëshiron që të përzihet në vendimet të cilat i marrin gjykatat, mendon se vendimi i cili është shqiptuar për të parin e Prizrenit është paksa i çuditshëm, “përderisa ka pasur keqpërdorim të pronës publike, që nuk është punë e vogël”. Sa mirë po e ditka z. Krasniqi!?

Kryeparlametari duhet të mësojë, nëse kjo është e mundur në këtë moshë, kur thotë nuk komentohen vendimet e gjykatave nuk komentohet. Por për t’i kuptuar kjo punë kërkohet një edukatë dhe gjenitales tjetër nga ajo që e ka z. Krasniqi. Në të kundërtën logjika e z. Krasniqi po flet ashiqare se ai e di ma mirë edhe punën e gjykatësit sesa vetë gjykatësi.

“Mendoj se morali duhet të jetë vlerë e partive politike dhe që, anëtarët e tyre, në momentin që dyshohen për kryerjen e ndonjë vepre që sanksionet me ligj, të japin dorëheqje. Konsideroj që edhe ligji duhet që të rregullohet asisoj: individët të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës së tyre, të japin menjëherë dorëheqje dhe ta presin vendimin përfundimtar të gjykatës”, ka thënë Krasniqi.

E para, personalisht z. Krasniqi duhet të japë dorëheqja e nuk është duke e bërë. Këtu pushon morali për z. Krasniqi.
E dyta, mendoj se kryetari i tij i NISMES, z. Limaj, duhet të japë dorëheqje se është duke u përballur me akuza nga prokuroria e shtetit.

Ku është duke shkuar z. Krasniqi me një Kryetar të akuzuar rëndë dhe ku është duke shkuar z. Krasniqi me pamoralitetin që është duke e dëshmuar personalisht në politik dhe jo vetëm në politikë!?/

Previous articleCavani refuzon Manchester United
Next articleTribunali do të jetë vendor, për këtë do të vendoset brenda disa ditësh