Pas ofertës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, për t’ia blerë shtëpinë kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe atë me një çmim fiks një milion euro, kryeparlamentari ka vendosur që t’i mbledhë gjësendet nga shtëpia e tij dhe ta lirojë atë.
Krasniqi iu ka përgjigjur Pacollit nëpërmjet facebook-ut:
Me gjithë dëshirë, Po ta shes shtëpinë baca i Hashimit!
Baci i Kryeministrit, edhe pse çmimi prej një milion ka qenë i caktuar për shefin e Qeverisë, se ti je më i pasur se ai, së paku me letra. Pasi jam i fjalës. Unë po ta shes edhe ty me të njëjtin çmim.
E konfirmoj edhe një herë se me 600.000 eurot do t’i ndihmojë 20 familje skamnore nga 30.000 euro. 10 ditë pasi ti qitni paratë në llogarinë time, ta lëshoi shtëpinë, por edhe si te merremi vesh, s’ka asnjë problem nga ana ime. Për ndershmërinë e djersën nuk dua të flas se kush donë e dinë.