Home LAJME Krasniqi: Shpërngulja është shpresa që po e jep koalicioni PDK-LDK

Krasniqi: Shpërngulja është shpresa që po e jep koalicioni PDK-LDK

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi duke iu referuar koalicionit aktual, PDK-LDK, tha se elefantët janë bërë bashkë për grabitjen e parasë publike dhe po merren me çështje që nuk janë të rëndësishme për vendin.

Ish-kryeparlamentari, Krasniqi, aktualisht, shef i Grupit Parlamentar të Nisma tha se nuk ka gatishmëri për ndalje e ekonomisë së zezë, mungojnë politikat dhe gatishmëria e institucioneve për të ndalur krimin dhe korrupsionin.

Përmendi edhe ikjen e qytetarëve nga Kosova, e sipas tij ky lloj buxheti nuk garanton siguri, andaj po shpërngulen qytetarët.

“Kjo është shpresa që po ua jep koalicioni i elefantëve”, tha Krasniqi duke rikujtuar se fjala elefantë nuk është zbulim i tij.
Foli edhe për numrin e madh të ministrave, që disa prej tyre i quajti ‘parazit’ dhe tha se gjithë ky numër është gangrenë e qytetarëve të vendit.

Tha se në koalicionin PDK-LDK ka njerëz që kanë dhënë shumë për Kosovën dhe u bëri thirrje mos të sakrifikojnë vendin për interesa më të ngushta.

Previous articleJacobson: Koalicionin nuk e bëra unë
Next articleMustafa: Në vitin 2015 buxheti do të jetë 1.567 milionë euro