Home LAJME Krimet e luftës do të trajtohen edhe nga vendësit

Krimet e luftës do të trajtohen edhe nga vendësit

Gjykata Speciale nuk do të trajtojë të gjitha krimet e supozuara të luftës, të kryera në Kosovë.

Mandati i saj do të kufizohet vetëm në supozimet e përfshira në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të hartuar nga senatori Dick Marty.

Për të trajtuar supozimet e këtij raporti, Bashkimi Evropian pati themeluar në 2011-n Task-Forcën Speciale për Hetime (SITF), me mandat për të hetuar, e nëse është e nevojshme, edhe për ndjekur penalisht individë të dyshuar.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka thënë gazetës se, edhe pas themelimit të Gjykatës Speciale, prokurorët vendës do të mund të trajtojnë të këtilla krime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit, ka shprehur bindjen se Kosova ka nevojë për të ngritur kapacitetet e saj, për të trajtuar lëndët që bien në domenin e trajtimit nga Prokuroria Speciale.

Previous articleEmocionale: Djaloshi “me 13 jetë” mahnit edhe 77 vjet pas vdekjes së tij
Next articleWilliamson këshilloi krijimin e EULEX-it