Home SPORT Kroos: Guardiola është më ndryshe

Kroos: Guardiola është më ndryshe

Mesfushori i Bayern Munich, Toni Kroos, ka lavdëruar ndikimin e trajnerit Pep Guardiola duke thënë se spanjolli “mendon më ndryshe” se trajnerët tjerë.

Ish-menaxheri i Barcelonës mbrojtje me sukses titullin e kampionit të Bundesligës me Bayernin për një kohë rekorde në sezonin 2013/14, dhe ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës si edhe në katërshen e fundit të Ligës së Kampionëve.

“Ai ka ide ndryshe nga trajnerët e tjerë. Ne kemi lojtarë fleksibël dhe unë kënaqem pasi kjo më përshtatet me stilin tim të lojës”.

“Kur ne humbim topin, neve na është thënë ta rikuperojmë atë brenda tre deri në pesë sekonda. Kjo është rast me çdo lojtar – ju duhet të vraponi disa metra shtesë”, ka thënë gjermani për Uefa.com.

Previous articleAsnjë pikë e programit të PD-së nuk u realizua tha Ahmeti
Next articleMorena në jurinë ndërkombëtare të Miss Liberty of the World