Home LAJME Kryeministri i ri, kah fundi i korrikut!

Kryeministri i ri, kah fundi i korrikut!

Kosova pritet të bëhet me qeverinë e re diku nga fundi i muajit korrik apo fillimi i gushtit. Agjenda e procesit zgjedhor të 8 qershorit nuk premton që qeveria e re do të mund të formohet më herët.

Bazuar nga përvojat e mëhershme, procesi zgjedhor do të mund të përmbyllet nga 8 qershori deri në javën e parë të korrikut, me certifikimin e rezultatit.

Për shkak se Kosova është një zonë zgjedhore, certifikimi nuk mund të bëhet pa u shqyrtuar të gjitha ankesat e subjekteve politike.

Nëse do të ketë parregullsi, mund të ndodhë të organizohen edhe rivotime në qendra apo vendvotime të caktuara.

Burime të gazetës Tribuna kanë deklaruar se gjatë konsultimeve të partive politike dhe presidentes Atifete Jahjaga, kryesisht është lakuar një muaj kohë, si i domosdoshëm për ta përmbyllur gjithë procesin.

Kjo, sipas të njëjtave burime, ka qenë arsyeja pse nuk është pranuar data 15 qershor për organizimin e votimeve, ngase procesi do të shtyhej në verën e vonë.

Previous articleSigal Prishtina starton me fitore në play-off
Next articleBarcelona dhe Afërdita Dreshaj…