Kryeministri Mustafa: Do të bëhen ndryshime në Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas është përfolur për riformatimin e Qeverisë së Kosovës ka folur për këtë çështje.

Mustafa ka thënë se do të bëhen edhe plotësimet e nevojshme , si rrjedhojë e zgjedhjes së z. Hashim Thaçi President i Republikës së Kosovës, nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme.

“Qytetarë të nderuar, Meqenëse ka interesim të opinionit se a do të ketë ndryshime në qeveri, dua të sqaroj se vlerësimi i performansës së ministrive, anëtarëve të Qeverisë, ministrave por edhe të zëvendësministrave bëhet në vazhdimësi. Varësisht nga kjo me partnerin e koalicionit do të vendosim për ndryshime.

Është raporti i punës së Qeverisë për vitin 2015, në të cilin janë detajizuar përmbushjet e objektivave në të gjitha fushat, që shërben për të vlerësuar punën në përgjithësi, por edhe veç e veç për dikastere të caktuara. Rezultatet e Qeverisë janë evidente, mirëpo gjithëherë ka hapësirë për përmirësime.

Krahas kësaj, do të bëhen edhe plotësimet e nevojshme , si rrjedhojë e zgjedhjes së z. Hashim Thaçi President i Republikës së Kosovës, nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme.

Janë prioritetet qeveritare, mbarëvajtja e punës së Kuvendit, por edhe Ligji për Qeverinë, çështje të cilat i kemi trajtuar dhe i trajtojmë rregullisht me Kryetarin e Kuvendit, z. Veseli”, ka shkruar Mustafa në Facebook.