Home LAJME I dogji 280 mijë euro, shkak transferi në vend tjetër pune

I dogji 280 mijë euro, shkak transferi në vend tjetër pune

13Bujar Maliqi nga Podujeva po mbahet në burg në Pejë, pasi në janar të këtij viti kishte asgjësuar 280 mijë euro brenda objektit të Bankës Kombëtare Tregtare, ku edhe kishte punuar si menaxher. 29-vjeçari i akuzuar, që ka pranuar se i ka djegur këto para, kishte thënë se e ka bërë këtë veprim, pasi punëdhënësit e tij kishin vendosur që ta transferonin në Prishtinë.
Dy ditë më parë, Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka arrestuar babanë e tij, Xhemajl Maliqin dhe ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim. Avokati mbrojtës, Besnik Berisha, thotë se babai i Bujarit po mbahet peng, në mënyrë të kundërligjshme nga Prokuroria, për një krim të supozuar që e ka kryer i biri i tij.

Ai beson se qytetari Xhemajl Maliqi mbahet peng për ta frustruar apo për ta detyruar djalin e tij, i cili dyshohet për vepër penale, për të bashkëpunuar me organet e ndjekjes, për të gjetur paratë.

Previous articleKurti: Mustafa po vrapon pas Thaçit
Next articlePse Mc Kresha dhe jo Stresi?