Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Muharrem Xhemajli si duket nuk i ka pas shumë seriozisht ca kritika në adresë të qeverisë, sa ishte çështja e ligjit për beneficionet për ta.
Xhemajli ka filluar të dalë në fushatë me PDK-në nëpër fshatra të ndryshme, transmeton reporteri.
Kjo foto është bërë nga një takim i sotëm i degës së PDK-së në Skenderaj, në fshatin Turiqefc.
Xhemajli shihet se është në ballë të odës, bashkë edhe me zyrtarë tjerë të kësaj partie.