Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të nisë rishikimin e ndarjes së të gjtiha banesave për ish-komunarët e Prishtinës. Njohësit e fushës ligjore kërkojnë veprimin e institucioneve të sundimit të ligjit që të verifikojnë dhe hetojnë secilin rast veç e veç, në mënyrë që abuzuesit t’ia kthejnë ato komunës dhe të përballen me ligjin.
Komuna e Prishtinës, në vitin 2007 kur i kishte kaluar mandati i rregullt nga qytetarët edhe asamblesë, sikur edhe kryetarit dhe këshillit ekzekutiv, kishte marrë një vendim mbi bazën e rregullorës së vet, që banesat e ndërtuara me koncesion t’i japë në shfrytëzim me qira për njerëzit me nevojë special, duke përfshirë edhe stafin civil të Komunës. Mirëpo dyshohet që një marrëveshje e partive politike në pushtet, aso kohe LDK dhe PDK, ka ndryshuar projektin dhe, sipas kompromisit të arritur, janë pajtuar që një pjesë e madhe e banesave t’i ndahet kryesit stafit menaxherial të Komunës së atëhershme, madje edhe disace nga figurat kyçe, të cilat me kohë u ngritën dhe u avancuan në pozita të larta gjatë katër mandateve të qeverisura nga LDK-ja, si parti e parë në kryeqytet.