Home Uncategorized Ku është Ligji për Trepçën?

Ku është Ligji për Trepçën?

trepqa-kosove1Gjiganti Metalurgjik “Trepça” ka arritur të rrisë prodhimin nga mihjet e saj, përkundër problemeve që e përcollën me mosdefinimin e statusit. Kjo ndërmarrje gjatë vitit të kaluar ka rritur prodhimet e saj për 13.5 për qind. Nga minierat e “Trepçës” janë nxjerrë 173.145 tonë xehe, përderisa vitin e kaluar janë nxjerrë 152.557 tonë xehe.

Po ashtu ndërmarrja nuk ka probleme as me shitjen e prodhimeve të saja, pasi që janë mjaft të kërkuara në tregun ndërkombëtar. Megjithatë, i gjithë ky afarizëm i “Trepçës” vazhdon të mbetet shumë i ulët në krahasim me potencialet që ka ndërmarrja. Problemi më i madh i “Trepçës” vazhdon të mbetet mosdefinimi i pronësisë së ndërmarrjes. Shpëtimin e këtij gjiganti po e kërkojnë të gjithë.

Gjiganti metalurgjik, sipas menaxhmetit të kësaj ndërmarrje, përfaqësuesve të komunës së Mitrovicës dhe njohësve të ekonomisë duhet të trajtohet si të gjitha ndërmarrjet tjera publike jashtë Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Por, të gjitha këto kërkesa si duket po hasin në veshë të shurdhër. Kryeministri Hashim Thaçi nuk është deklaruar në asnjë variant deri më tash rreth të ardhmes “Trepça”.  /RadioRINIA/

Previous articleSi t’i transmetoni vlerat morale te fëmijët
Next articleHaziri: Do të ketë subvencione të mëdha për bujqit