Home SHOWBIZ Ku i ka Dafina shoqet?

Ku i ka Dafina shoqet?

Është njëra ndër emrat më të përfolur të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqirin e cila tash e sa kohë po qëndron pak larg syrit mediatik. Por kjo nuk do të thotë që Daffy nuk është pranë fansave, pasi që ajo vazhdimisht poston foto të ndryshme e informon fansat e vet përmes faqeve të saj zyrtare nëpër rrjete sociale.

E ajo çfarë kemi mundur të vërejmë tash e sa kohë është se këngëtarja shpesh poston foto vetëm me shokë. Nëse shohim edhe qëndrimin e saj në Amerikë mund të vërejmë se Dafina vazhdimisht është shoqëruar me djem duke postuar aty këtu ndonjë foto edhe me vajza. E kjo po vazhdon edhe tani me përjashtim të ndonjë rasti.

Pasi që gati në çdo ndejë ku Dafina paraqitet është e shoqëruar nga shokët e saj e po ashtu edhe nga familjarë, por kjo ngjall pyetjen se a ka Dafina shoqe, apo ajo nuk beson shumë në shoqërinë mes vajzash? Pyetje kjo që i është bërë edhe këngëtares poshtë fotove të ndryshme që ajo ka nëpër rrjete sociale. /Tribuna

Previous articleÇmenduri ofertash për virgjërinë e studentes
Next articleRita Ora tregon “gjoksin” (Foto)