Home LAJME Kuçi: Ardhjet e reja, cilësi e re

Kuçi: Ardhjet e reja, cilësi e re

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe zv.kryeministër i Repuplikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, duke komentuar aderimet e fundit të anëtarëve të shoqërisë civile në Partinë Demokratike të Kosovës, ka theksuar se këto prurje “janë një motiv shtesë për të punuar edhe në të ardhmen”.

 

“Janë për admirim ardhjet e reja në PDK. Gjithashtu janë dhe një motiv shtesë për punën e bërë deri më tani dhe angazhim më cilësor në të ardhmen”, ka thënë Kuçi për Telegrafin.

Ndryshe, në PDK, gjatë ditëve të fundit kanë aderuar dy emra të shoqërisë civile.

Ardian Arifaj nga Insituti KIPRED dhe Luljeta Vuniqi, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, i janë bashkuar partisë së Hashim Thaçit

Previous articleDitët në vazhdim, të vështira për deputetët
Next articleIsa Mustafa ndërron fjalët për shpërbërjen e Parlamentit