Çështjet të organizimit në nivel qendror dhe lokal të degëve të PDK-së ishin temë diskutimi në mbledhjen e kryesisë së PDK-së, e cila zgjati rreth dy orë. Ndërsa, çështje e themelimit të Gjykatës Speciale nuk ishte fare temë diskutimi.
Kështu pohoi Hajredin Kuçi, i cili tha se nuk i komenton sondazhet të cilat PDK-në e kanë radhitur të parën. Ndërsa tha se po punojnë të fitojnë besimin e qytetarëve të Kosovës.
“Nuk na ekzaltojnë sondazhet, por me punën që po bëjmë na jep mundësi të tregojmë se jemi të besueshëm tek qytetarë e Kosovës edhe në mandatin e tretë”, tha ai.
Ndërsa, pohoi se në mbledhjen e Kryesisë fare nuk është diskutuar rreth themelimit të gjykatës speciale, transmeton KP. “Nuk kemi diskutuar fare për këtë”, tha ai.