Kujdes, “fëmijët teknologjike” mund të shfaqin probleme me të folurën

Shume prindër mendojnë se duke i familjarizuar që herët fëmijët e tyre me arritjet me të fundit të teknologjisë, ata bëhen me të aftë.

Por duket se kjo nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi.

Se paku kështu mendon një studim i fundit amerikan, sipas të cilit përdorimi dhe familjarizimi i fëmijëve nën moshën 11 muajsh me touchscreen dhe të tjera aparatura dhe aplikacione, jo vetëm që nuk i bën ata me të aftë dhe të zotë, por përkundrazi, i dëmton duke shkaktuar vonesa veçanërisht ne drejtim të të folurit.