Lideri i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, janë ftuar për një ligjëratë në Shtetet e bashkuara të Amerikës.
Instituti amerikan për nxitjen e Demokracisë (Emerging Democracies Institute), do të mbaj një debat lidhur me të ardhmen e shtetësisë së Kosovës dhe integrimin e saj evropian, raporton Tribuna.
Në konferencën që mbahet në fund të këtij muaji, në Washington, do të prezantojnë dy udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje.