Home LAJME Kuvendi vendos javën e ardhshme për Tribunalin?

Kuvendi vendos javën e ardhshme për Tribunalin?

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar ndaras kryeministrin, njëherësh kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilët ka diskutuar lidhur me çështjet e transformimit të misionit ndërkombëtarë EULEX dhe krijimin e Gjykatës Speciale.

Takimi i presidentes me Thaçin dhe Mustafën është zhvilluar në orët e mëngjesit. Ndërkaq, pas takimit me presidenten, Kurti ka kërkuar që të ketë një Tribunal për Serbinë për krimet që ka bërë në Kosovë, duke thënë se Tribunali për krime lufte do të dëmtojë rëndë imazhin e Kosovës.

Kurti ka thënë se nuk beson se Këshilli i Sigurimit do të marr vendim për themelimin e Tribunalit, por kjo çështje sipas tij do të vendoset në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Ai gjithashtu tha se është kundër zgjatjes ose një misioni tjetër të EULEX-it, duke shtuar se EULEX-i asnjëherë nuk raportoi për punën ose mospunën që ka bërë Kosova.

Ndërkohë, aktualisht presidentja Jahjaga është në takim me liderin e AKR-së, Begjet Pacollin, si dhe kryetarin e SLS, Slobodan Petrovic.

Previous articleZgjedhjet e përgjithshme me ligjin e vjetër
Next articleArrestohet Radovan Radic në Zubin Potok