Home SPORT Ky është formacioni anti-Serbi

Ky është formacioni anti-Serbi

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, e ka ndarë mendjen për 11 futbollistët që do të jenë titullarë ndaj Serbisë.

Ai në seancën e sotme stërvitore ka caktuar lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë.

Burime të Telegrafit brenda Kombëtares shqiptare kanë treguar se italiani ka lënë jashtë 11-shes së parë disa lojtarë që kanë shkëlqyer me klubet e tyre.

Çudia më e madhe është te lënia në bankë e Amir Abrashit që ka qenë fantastik me Freiburgun, apo Alban Mehës, Burim Kukelit, Herolind Shalës, Shkëlzen Gashit e Sokol Cikalleshit, transmeton Telegrafi.

Si duket forma e mirë në klube nuk i ka lënë përshtypje De Biasit, i cili ka rikthyer si titullar Migjen Bashën, Andi Lilën, Bekim Balajn e Ledian Memushajn.

Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Cana, Gjimshiti, Agolli, Lila, Xhaka, Basha, Memushaj, Lenjani, Balaj.

Previous articleopozita zbulon pikturat me heronj në hollin e Kuvendit
Next articleKryeministri Isa Mustafa priti ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamaki