Home LAJME Lajthitja e Berishës: Policia ka fshehur drogën

Lajthitja e Berishës: Policia ka fshehur drogën

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit lidhur me rrëzimin e avionit në Divjakë. Pasi akuzon zyrtarë të lartë si të implikuar në trafikun e lëndës narkotike pasi sipas Berishës kanë ndihmuar pilotin italian të hyjë në Shqipëri, ish-kreu i PD-së akuzon dhe policinë sit ë përfshirë.

“Policia ka fshehur ngarkesën e gjetur në avion në 4 çanta. Në komunikatat e saj kishte njoftuar se u gjetën 27 mijë euro dhe asnjë fjalë për çanta”, shkruan Berisha.

“Të gjitha këto fakte të reja pohojnë se kemi të bëjmë me një trafik të mirëfilltë qeveritar droge. Kësaj i thonë me vrap drejt kartelit Rama të drogës! Vetëm lëvizja Rama ik do shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët nga qeveria e drogës”, shprehet Berisha.

Previous articleBesnik Hasin e “sulmojnë” të mdhenjtë
Next articleVeç a po doni punë: PDK, LDK dhe AAK premtojnë 370 mijë vende të reja pune