Home LAJME Lansohet Strategjia suedeze për bashkëpunim me Kosovën

Lansohet Strategjia suedeze për bashkëpunim me Kosovën

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe drejtoresha e Përgjithshme e Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Suedisë, Anne Sofie Nilsson, e lansuan së bashku Strategjinë Suedeze 2014-2020 për Bashkëpunim Zhvillimor me Kosovën.

Ministrja Çitaku tha se Suedia mbetet një nga partnerët tanë kryesor në botë.
“Që nga njohja e pavarësisë, Suedia ka qenë një mbështetës i rëndësishëm i Kosovës në rrugën për integrim në BE”, tha Çitaku.

Përtej dialogut politik, Strategjia për Zhvillim, e miratuar rishtazi, ka identifikuar tri prioritetet kyçe për 2014-2020 dhe ka ndarë rreth 70 milionë euro për zbatimin e Strategjisë.

“Këto prioritete janë në përputhje të plotë me agjendën e Kosovës për zhvillim dhe pasqyrojnë përparësitë natyrore krahasuese dhe njohuritë ‘know how’ të Suedisë në sektorët përkatës”, tha ajo.

Drejtoresha e Përgjithshme, Nilsson tha se Suedia është partneri kyç për integrimin e Kosovës në BE dhe i jep rëndësi strategjike procesit të zgjerimit si instrument kryesor për krijimin e sigurisë, demokracisë dhe prosperitetit të Evropës.

“Suedia ka ofruar mbështetje të rëndësishme afatgjate për vendet e Ballkanit Perëndimor, në disa raste për më shumë se 10 vjet. Me strategjinë e re, është ndërmarrë një hap tjetër në zhvillimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës.

Strategjia e re paraqet një angazhim afatgjatë dhe ka një fokus edhe më të fuqishëm në mbështetjen e procesit të integrimit të Kosovës në BE”, tha Nilsson.

Previous articlePresidente a fole për vendet e rezervuara?
Next articleRussell: Mos u mësoni të jetoni me korrupsionin