Largojeni lodhjen nga fytyra me miell misri

Pas qëndrimit tërë ditën në zyrë apo në hapësirë të mbyllur, fytyrës tuaj i duhet një trajtim intensiv që të kthehet në normalitet.

Që ta largoni lodhjen nga fytyra përgatitni një piling natyral:

Përzieni dy lugë miell misri me një të bardhë veze.

Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Më pas fytyrën pastrojeni me ujë të ngrohtë duke e masazhuar me lëvizje të lehta.