Home LAJME Lazarat, arrestohet i kërkuari me mbi 1 ton drogë në shtëpi dhe...

Lazarat, arrestohet i kërkuari me mbi 1 ton drogë në shtëpi dhe 650 fishekë

Policia e Shtetit vazhdon të kontrollojë Lazaratin duke sekuestruar drogë dhe armë. Mëngjesin e sotsshëm, një tjetër person i shpallur në kërkim është vënë në pranga.

Ai është 44-vjeçari Vladimir Brahimi, të cilit, pas kontrollit në shtëpi iu sekuestrua 1 ton e 233 kg marijuanë por edhe 650 fishekë, 20 kapsolla detonatore dhe një mbushëse granathedhësi.

Mbi të tashmë rëndojnë dy akuza, ajo e armëmbajtjes pa leje si dhe ajo e prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

Operacioni në Lazarat vazhdon, ka hyrë në javën e tretë të tij.

Previous articleBotërori s’i prish punë Adelina Berishës
Next articleBleona Qereti: Nga divorci nuk kam marrë asnje cent, vetëm një palë çizme