Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar kundër veprimeve të fundit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas tyre, Thaçi ka shkelur rëndë rregullat demokratike, duke bërë fushatë parazgjedhore, para afateve të përcaktuara me ligj, e që sipas tyre ai me këto veprime është duke i keqpërdorur fondet publike për qëllime partiake dhe promovime grupore personale.
Ata kanë në reagimin e tyre, kanë kërkuar dhe kanë ftuar të gjitha subjektet politike në Kosovë, që t’ju përmbahen rregullave demokratike për respektimin e afateve kohore të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 8 qershorit.
Ajo që ka bërë kryeministri, sipas LDK-së, përfshirë publikimin e panove ditën e shtunë me imazhe elektorale, janë shkelje e rëndë e rregullave demokratike dhe keqpërdorim i parave të taksapaguesve kosovarë.
Ata u kanë bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve tjera relevante që merren me organizimin e zgjedhjeve që të parandalojnë veprime të tille, të cilat cenojnë një proces zgjedhor i cili pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
LDK-ja i fton organizatat ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve si dhe përfaqësitë diplomatike në Kosovës, që krahas monitorimit të procesit zgjedhor të monitorojnë edhe veprimet e subjekteve politike për respektimin e rregullave dhe afateve zgjedhore.
Po ashtu, ky subjekt politik, i fton subjektet tjera politike si dhe gjithë qytetarët që të respektojnë procedurat dhe afatet ligjore për zgjedhjet nacionale, në mënyrë që vullneti i qytetarëve për ndryshim të mos cenohet në asnjë mënyrë.