Sipas medieve britanike, Wayne Rooney do t’i mungojë Manchester Unitedit në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit në gisht të këmbës.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Davide Moyes ka marrë një lajmë të keq. Strategu skocez nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Wayne Rooney këtë sezon.
Sipas Daily Star, reprezentuesi i Anglisë nuk do të luajë në vazhdim të sezonit për shkak të lëndimit në gisht të këmbës.
Ndërsa, ende nuk dihet nëse ish sulmuesi i Evertonit do të jetë i gatshëm për Kampionatin botëror ‘Brazili 2014.