Sulmuesi i Dortmundit, Robert Lewandowski, edhe pse është i lidhur për Bayern Munichun, thotë se është i përkushtuar që historisë së tij me BVB t’i japë një fund të mirë.
Bayerni takohet me Dortmundin në finalen e kupës së Gjermanisë më 17 maj dhe sulmuesi polak thotë se do të jetë i pamëshirshëm për ekipin e tij të ardhshëm.
“Unë kam mësuar shumë këtu në Dortmund dhe e di se jam një lojtar më i mirë se që kam qenë katër vite më parë. Por, ka edhe shumë për t’u luajtur. Jam duke i luajtur ndeshjet e fundit me ekipin dhe do të bëj më të mirën për të fituar trofe”.
“Kanë qenë vite fantastike, ne kemi pasur suksese shumë të mëdha në të gjitha garat. Unë besoj se ende historia ime nuk ka mbaruar me Dortmundin”, ka deklaruar Lewandowski.