Home LAJME Liderët sot takohen për FAK-un

Liderët sot takohen për FAK-un

Liderët politik të pozitës dhe opozitës do të takohen sot paradite për të diskutuar lidhur me themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës (FAK).

Përfaqësuesit politik i ka ftuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bëri thirrje që vendimi për themelimin e FAK -ut të mos politizohet.

Ai tha se Kosova nuk mund ta humb këtë shans historik, për asnjë interes të ngushtë politik dhe se asnjë forcë politike nuk ka të drejtë të vë kushte politike për themelimin e FAK-ut.

Mësohet se takimi do të ndodhë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Previous articleDrenica përkujton mbi 275 dëshmorë e martirë
Next articleRusia synon destabilizimin e veriut