Fatmir Limaj në seanën e tij para trupit gjykues dhe para prokurorit të Eulexi-it lidhur me rastin MTP2 ka deklaruar se ndjehet plotësisht i pafajshëm.
“Prokurori nuk ka arritur të paraqes asnjë provë për pretendimet e tij, as për vlerën që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës. Pretendimet e tij bazohen në paragjykime, gjëra abstrakte dhe spekulime”, ka thënë Limaj.