Home SPORT Llamkosi tregon forcën, fundos Fushë Kosovën

Llamkosi tregon forcën, fundos Fushë Kosovën

Llamkos Kosova ka shënuar fitore të madhe ndaj Fushë Kosovës me rezultat të thellë 0:4. Drita – Prishtina dhe Ferronikeli – Hajvalia kanë përfunduar baras.

Llamkos Kosova ka shënuar një fitore të madhe në garë për titullin e kampionit në Superligë. Skuadra vushtrriase ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat të thellë 0:4.

Futbollistët vushtrrias e kanë nisur shumë mirë takimin duke kërkuar golin e epërsisë sa më herët. Iniciativa e mysafirëve u shpërblyer në minutën e 18-të, kur Labinot Osmani nga goditja e këndit arrit ta dërgoj topin në rrjetën e Flamur Nezirit për rezultatin 0:1.

Pavarësisht këtij goli, lojtarët e Llamkosit nuk u ndalën, derisa ende pa kaluar dhjetë minuta shtuan epërsinë në 0:2 me golin e Labinot Osmanin, që realizoi me një goditje nga distanca.

Edhe në pjesën e dytë lojtarët e Llamkos Kosovës nuk u ndalën. Bardh e kaltrit thelluan epërsinë në 0:3 me golin e Fatlum Ramadanit, të cilin e realizoi në minutën e 70-të.

Kurse, Valdrin Rashica shënoi për rezultatin përfundimtar 0:4 në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore Llamkos Kosova ka tubuar 54 pikë, gjashtë më shumë sesa Ferizaj që ka fituar tre pikë në tavolinë ndaj Hysit, i cili është tërhequr nga garat.

Kurse, pas kësaj humbje skuadra e Fushë Kosovës thuajse i ka humbur shpresat për mbijetesë në Superligës, pasi gjenden në vendin e fundit në tabelë me 26 pikë të tubuara.

Drita-Prishtina 1:1

 

Drita dhe Prishtina i kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan. Pjesë e parë ishte e hapur ku të dy skuadrat krijuan disa gjysmë raste për shënim, por asnjëri ekip nuk arriti ta dërgoj topin në rrjetë.

Kurse, në pjesën e dytë u realizuan dy gola. Në minutën e 49-t¡, Shkëmbim Salihu kaloi Prishtinën në epërsi 0:1, derisa Blemdin Gashi barazoi rezultatin në 1:1 në kohen shtesë.

Pas kësaj fitore Drita ka tubuar 38 pikë dhe vazhdon të mbetet në vendin e shtatë. Kurse, Prishtina ka tubuar 45 pikë, nëntë më pak sesa lideri Llamkos Kosova.

Feronikeli-Hajvalia 0:0

Ferronikeli nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola përballë Hajvalisë.

Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar baras 0:0. Por, 45 minutat ishin shumë të tensionuar, derisa trajneri i Ferronikelit, Ramiz Krasniqi u përjashtua nga loja pas protestave ndaj vendimeve të gjyqtarit.

Por, edhe pjesa e dytë ishte e tensionuar, derisa Enis Zabergja u ndëshkua me karton të kuq pas fyerjes së gjyqtares anësore Lumturie Muhadi. Pas këtij barazimi Ferronikeli është ngjitur në kuotën e 32 pikëve, derisa Hajvalia ka dy më shumë.

Raiffeisen Superliga – Xhiroja e 28-të

 

E diele

Besa-Drenica

Trepça-Trepça ‘89

Ferizaj pushon

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00

Previous articleBayerni fiton në stil kampioni, shkëlqen Mario Gotze
Next articleThaçi: Do ta shqyrtojmë largimin e TVSH-së për lëndën e parë