Nëse e ndjeni vetën në mënyrë të vazhdueshme ka shumë mundësi që të jeni duke vuajtur nga e ashtuquajtura lodhje kronike e cila duhet të trajtohet si një sëmundje e vërtetë.
Dhe nga të dhënat statistikore rezulton se nga kjo patologji më shumë prekën femrat. Problemi qëndron se një sëmundje e tillë është vështirë e diagnostikueshme dhe shpesh herë simptomat e saj anashkalohen dhe diagnoza e vërtetë vendoset relativisht vonë.
Në radhë të parë është e rëndësishme që këto simptoma të diferencohen nga ato që lidhen me sëmundje të tjera. Ato përgjithësisht fillojnë të shfaqen pas infeksioneve virale, gastroenteritet, gripit etj.
Në fakt deri tani për këtë sëmundje nuk ka kura të posaçme, por kortizonikët dhe imunomodularët janë ato që japin më shumë rezultat.