Home LAJME Luftime të ashpra për të rimarrë qytetin Slovyansk

Luftime të ashpra për të rimarrë qytetin Slovyansk

Luftime të ashpra kanë ngjarë sot në periferi të qytetit lindor të Ukrainës, Slovyansk.

Ministri i brendshëm i Ukrainës Arsen Avakov, citohet të ketë thënë, se ka edhe të vdekur si rezultat i luftimeve të trupave ukrainase ndaj seperatistëve, të cilët e kanë kontrollin mbi këtë qytet.

Forcat rebele thuhet se janë tërhequr në drejtim të qendrës, pasi që forcat qeveritare kanë marrë nën kontroll ndërtesën televizive në rrethinën e Andreyevka.

Slovyansk, qyteti me 140 mijë banorë, është njëri nga disa qytetet në Ukrainën lindore, i cili në javët e fundit kontrollohet nga seperatistët pro-rusë.

Qeveria është zotuar se do të vazhdojë me operacionin anti-terroristë dhe atë derisa ta marrë kontrollin e plotë.

U.d. i presidentit të Ukrainës Oleksandr Turchynov, ka thënë se Rusia është në luftë me vendin e tij.

Rusia ka mohuar akuzat e qeverisë ukrainase, se Moska po nxitë dhunën në lindje dhe jug të Ukrainës.

Previous articleHaxhiu: LDK dhe VV kanë humbur rrugën në rreth rrotullim te Veterniku
Next articleRamush Haradinaj, ka vizituar sot Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së