Home SPORT Luis Suarez, Lojtari më i Mirë i Vitit sipas PFA

Luis Suarez, Lojtari më i Mirë i Vitit sipas PFA

Golashënuesi më i mirë i Liverpoolit dhe Ligës Premier, Luis Suarez, është emëruar Lojtari i Vitit nga PFA.

Uruguaiani ka shënuar 30 gola në ligë këtë sezon për të udhëhequr listën e shënuesve më të mirë dhe për të mbajtur Liverpoolin në garën për titull.

Me dy ndeshje të mbetura, Suarez ende ka shans për të barazuar, ose edhe kaluar, rekordin e përbashkët që mbajnë Cristiano Ronaldo dhe Alan Shearer me nga 31 gola brenda sezonit.

Përveç golave, ish-sulmuesi i Ajaxit ka regjistruar edhe 12 asistime – më së shumti në Ligën Premier.

“Liga Premier është plot lojtarë të shkëlqyeshëm, prandaj është nder i madh kur këta lojtarë ta njohin punën që bëni në fushë”, ka thënë Suarez.

Uruguaiani e fitoi çmimin para bashkëlojtarëve të tij Steven Gerrard dhe Daniel Sturridge, si edhe para mesfushorit të Chelseat, Eden Hazard, atij të Manchester Cityt, Yaya Toure, dhe Adam Lallana të Southampton.

Çmimi për Suarez shënon një kthesë në bindjen për 27-vjeçarin, i cili është fishkëllyer në dy raste gjatë ceremonisë së PFA vitin e kaluar.

Previous article5 festat më të këqija e më të çuditshme të ditëlindjeve
Next articleDhjetë të vdekur nga tornadot në SHBA