Gjilani gjatë këtyre ditëve ka kaluar një jave të qetë, një javë pas zgjedhore. Një javë falënderimi për qytetarët që kanë dalë në mënyrë masive, solemne në zgjedhje. Kanë shprehur lirshëm vullnetin e tyre me 3 nëntor.
Tashmë, në kuadër të këtij muaji të falënderimit, ne po kërkojmë që edhe njëherë të dalin, ta konfirmojnë vullnetin e tyre të lirë përmes konfirmimit dhe mbështjetjes së LDK-së në mandatin e ardhshëm qeverisës në komunën e Gilanit.
Dua të bëjë publik vendimin, që pas atij që ndëtesa e kryetarit të komunës t’i jepet Muzeut të qytetit, vendimi i dytë pas zgjedhjeve të 1 dhjetorit do të jetë hapja e një zyreje për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Është Zyre e cila në kuadër të mandatit të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, është dashur të hapet moti, por qeveria e ka neglizhuar këtë problem, e ka neglizhuar deri ne at shkallë, sa që qytetarët edhe më tutje kanë mbetur peng i një zyreje, e cila, do t’i asistonte zgjidhjen e problemeve dhe të drejtave civile, kërkesave për mbësthejte humanitare dhe problemeve që i kanë qytetarët që jetojnë në Gjilan dhe qytetarët që vijnë për nevoja të ndryshme në komunën tonë.
Kjo është ajo që më së paku ne do ta vejmë në këtë fazë, por zyra do të udhëhiqet nga njerëzit që janë marrë me këtë problem.
Përkundër që “Vatra” është shndërruar në lëvizje politike, ne mendojmë që ata janë përfaqësuesit kryesorë që nesër do të mund të udhëheqin për zgjidhjen e problemeve në bashkëpunim me komunën e Gjilanit.
Ju e keni parë që ditëve të fundit në Gjilan është rikthyer logjika e ndërmjetësuesit. Ndërmjetësuesi ka ardhur në Gjilan ta ndihmoj kandidatin për kryetar për të kërkuar vota. Është logjika e vjetër, mënyra e vjetër, për të vazhduar kontaktin me qytetarët e Gjilanit, duke e ndërmjetësuar i pari i qeverisë, suita e tij, klani i tij politik dhe aq më keq, kanë filluar të shantazojnë publikisht, të kërcënojnë, dhe ky lloj shantazhi dhe kërcenimi prej skutave që janë takuar ditëve të fundit po kalon tek qytetarët.
Edhe më herët e kam bërë publike, edhe tash po e them që qytetarët e Gjilanit nuk e durojnë ndërmjetësimin, kërkesën e votave as përmes të parit të qeverisë, as përmes bodigardëve të ndryshëm që sillen si hije nëpër Gjilan.
Nuk është mirë që në këtë faze, kur qytetari duhet të reflektojë angazhimet për daljen me 1 dhjetor, t’i kërkohet letërnjoftimi që të fotokopjohet, të kushtëzohet për ndërtimin e një rruge, të vazhdoj të kushtëzohet për rregullimin e një trotuari apo e një asistencë, e cila, është pjesë e detyrave të komunës dhe pjesë e detyrave të qeverisë.
Në Gjilan është larguar frika, dhe shantazhi nuk ka vend. Gjilanasit nuk i frikësohen listave, nuk i frikësohen fotokopjeve të letërnjoftimeve dhe kërcënimeve, që vijnë nga hijet nëpër Gjilan.
Nuk i frikësohen, sepse me 3 nëntor e kanë hudhur anash frikën. Në mënyrë plebishitare, gjilanasit kanë vendosur se si do të duket Gjilani në katër vitet e ardhshme. Nuk po e lidhi vetëm me fitoren e madhe të LDK-së, por po e lidhi me fitoren e përbashkët të LDK-së dhe të qytetarëve të Gjilanit. Në Gjilan nuk ka humbës. Secili që është përfaqësuar në Asamblenë Komunale, është fitues për aq sa qytetari e ka mbështetur. Secili që ka pasur mundësi të konkuroj dhe të kandidoj është fitues.
Kohëve të fundit, i kemi gjetur disa metoda të pushtetit në ikje, duke i shantazhuar qytetarët si në Cërnicë, për ndërtimin e një rruge, ku u janë kërkuar fotokopjet e letërnjoftimeve, gjithashtu në lagjen Dardania, pastaj në Kmetovc, si dhe për ndërtimin e rrugëve dhe trotuarave nëpër qytet, ku po u kërkohen lista familjarëve, shërbyesëve civil, ndërmarjeve komunale, ndërrmarjeve publike poashtu.
Kjo metodë e vjetër e sjellur ne Gjilan, nuk i bënë punë askujt, nuk i bënë nderë askujt dhe nuk do të duhej të aplikohej, sepse ajo që ne e kemi thënë është që ckado ua ofrojnë, merreni, dhe ckado që u thonë, reagoni pozitivisht, por votën mos ua jepni. Kjo ka ndodhur në Gjilan me 3 nëntor, do të ndodhë edhe me 1 dhjetor.
Ftesa ime publike është që të ndalet kjo mënyrë e hargjjimit të parasë publike.
Nuk ka të drejtë që kujdestari i komunës, në këtë faze, kur qyteti i Gjilanit ka kryetar të zgjedhur, dhe kur pritet rikonfirmimi me 1 dhjetor, të hargjoj paranë publike.
Për neve, prej 3 nëntorit, do të llogaritet keqpërdorim i parasë publike, sepse ligji është i qartë që prej momentit kur dekretohen zgjedhjet dhe hyhet në proces zgjedhor, askush nuk ka të drejtë të bëjë hargjime buxhetore që ka impakt zgjedhor dhe implikime zgjedhore.
Ne e ftojmë prokurorinë dhe policinë e shtetit, që të merren me mënyrën se si po menaxhohet buxheti: Kur është shpallur oferta publike?! Kur është shpallur tenderi public?! Kush janë kompanitë që po ftohen në kuotizim të punojnë?! Cila është mënyra ligjore e angazhimit të realizimit të këtyre punëve dhe cila është zyra që po i menaxhon këto projekte?!
Futja dhe rrëshqitja e Gjilanit në mënyrë jo ligjore e realizimit të programeve dhe të projekteve të fundit, për të atraktuar zgjedhës, është futje në borxhe edhe më të thella, ndërsa mënyra është jo ligjore.
Prokuroria e shtetit e ka për detyrë të parë që të filloj të hetoj cdo lloj programi që po implementohet, cdo lloj trotuari që po hapet dhe cdo lloj rruge që po ndërtohet sado centimetra që është ajo, e që po shihet se cfar kualiteti ka. Keqpërdorimi i parasë publike në këtë kohë dhe në këtë mënyrë është i dhimshëm.
Ato mjete janë të qytetarëve, ai buxhet është i qytetarëve dhe përkundër që jemi në fundvit, nuk ka asnjë arsye që në mënyrë të tillë, me ngutje dhe me oferta elektorale, të hargjoj mjetet buxhetore.
Ftoj shërbyesit civil, punëtorët e administratës së shtetit, sic janë arsimi, shëndetësia, prokuroria dhe policia, të gjithë ta kryejnë punën e vet sipas ligjit, në mënyrë që Gjilani ta ruaj normalitetin, funksionalitetin dhe shërbimin ndaj qytetarëve të Gjilanit, në këtë kohë që kryetari pritet të rikonfirmohet me 1 dhjetor.
Funksionaliteti i shtetit do të varet nga zbatimi i ligjit, nga këto autoritete që për LDK-në, e kanë besimin e plotë.
Ne besojmë në punëtorin e shtetit, ne besojmë në prokurorin e shtetit dhe në policin e shtetit, sepse ata janë që e ruajnë me cdo kusht lirinë dhe të drejtën e cdo qytetari në kuptimin e ofrimit të shërbimeve dhe të kujdesit që përfshijnë edhe shërbimet publike.
Për LDK-në në Gjilan, nuk ka dhe nuk do të ketë gjuhë tjetër, pos gjuhë afruese, gjuhë bashkëpunimi dhe kooperimi. Për ne të gjithë gjilanasit janë fitues, të gjitha grupet politike janë fituese, të gjithë ata njerëz që kanë perfaqeësim janë fitues.
Ne i kemi vazhduar falënderimet ndaj qytetarëve me vizitat në terren, kontaktet me grupet e interesave, me iniciativat qytetare dhe me partitë politike. Deri tash, LDK-në e mbështetsin disa nga iniciativat qytetare. Këto ditë presim që të formalizohen edhe mbështetjet nga grupet politike.
Me rëndësi për ne është që Gjilani ta ketë mundësinë që 4 vitet e ardhshme, bashkarisht dhe nën udhëheqjen e LDK-së, të zhvillohet, të transformohet, të reformohet dhë të bëhët vend për të gjithë njerëzit që jetojnë këtu. /RadioRINIA/