Një prej reperëve më të mirë shqiptar, Lyrical Son, ka treguar fytyrën e tij të vërtetë, kur gjatë një interviste ka pranuar se reperi nga Mitrovica, Casp, është reperi më i shpejt shqiptar.
Lyrical Son shfaqi paraqitje të jashtëzakonshme në një performancë ‘live’ në Top Channel, por edhe u prononcua në pyetjet e prezantuesve.
Përderisa tregoi se refuzoi shumë bashkëpunime me shumë femra dhe artistë të tjerë për shkaqe artistike, kur u pyet nëse ai është reperi më i shpejt shqiptar, nuk i mori këto vlera në aspekte personale.
Për Festimin (Lyrical Son), reperi mitrovicas, Casp, që nuk është aq i komercializuar, është reperi më i shpejt shqiptar.
“I di edhe katër-pesë reperë më të shpejt se sa që jam unë. Reperi më i shpejt është Kasperi (Casp’), i cili vjen nga Mitrovica”, ka theksuar Lyrical Son në Top Show.
Në ndërkohë performoi edhe reperi i ri, Elinel, i cili shfaqi performancë fantastike, duke u konfirmuar si një prej talentëve më të mëdhenj në hip hopin shqiptar.